KOMUNIKATË PËR MEDIA – Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Sakip Imeri në Administratën Tatimore të Malit të Zi

Publikuar më August 12, 2016 10:28

ATK-3Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Sakip Imeri me bashkëpunëtorët e tij, javën e parë të muajit gusht, kanë realizuar një vizitë zyrtare dy ditore në Administratën Tatimore të Malit të Zi.

Qëllimi i vizitës ishte vendosja e bashkëpunimit dhe këmbimi i përvojave në fushën e tatimeve, me theks të veçantë, trajtimi tatimor i aktiviteteve bankare dhe prezantimi i zhvillimeve të proceseve të punës në Administratën Tatimore. Nga takimi u konkludua që të dy administratat të vazhdojnë bashkëpunimin, me qëllim të ndarjes së përvojave më të mira, drejtë modernizimit të dy administratave.

Ishte një vizite e mirë dhe një pritje e sinqertë nga Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Malit të Zi  z.Miomir Mugoša me ekipin e tij.