Njoftim për METD – Konventa mes Kosovës dhe Dukates së madhe të Luksemburgut

Njoftim: Lidhur me Marrëveshjen për eliminim të tatimit të dyfishtë (tutje METD) për tatimet në të hyra dhe në kapital dhe për parandalimin e evazionit dhe shmangies fiskale në mes të Kosovës dhe Luksemburgut

Administrata Tatimore e Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e dispozitave te METD, ku në kuadër të kësaj ofron edhe shërbime për tatimpaguesit të cilët mbulohen nga këto marrëveshje.

Nga data 01.01.2020 marrëveshja mes shteteve në fjalë është e aplikueshme.

Për aplikimin e METD-ve personat që kanë të drejtë qasje në të duhet të jenë rezident të njërit prej apo te dy shteteve kontraktuese. Marrëveshja aplikohet ndaj tatimeve direkte: Tatimin në të ardhurat e Korporatave, Tatimi në të Ardhurat Personale, mbi te ardhura dhe kapital në secilin shtet kontraktues.

Për të krijuar një Seli te Përhershme përveç kriterit të parë që nënkupton vendin fiks të organizimit vjen në shprehje edhe kohëzgjatja e punimeve e cila nuk duhet të kaloj 12 muaj në rastet e ndërtimit, instalimit etj. Ose të shërbimeve që nuk duhet kaluar 183 ditë brenda periudhës 12 mujore.

Lidhur me Profitet biznesore të trajtuara sipas kësaj marrëveshje ato do të tatohen në vendin ku kryhet aktiviteti apo shërbimi, e gjithë kjo duke u ndërlidh edhe me nenin e Selisë së përhershme.

Sa i përket nenit të Dividentave ato tatohen në vendin burimor, por duke iu përmbajtur edhe parimit të pronarit përfitues.

Ndërsa sa i përket Interesit ai duhet paguar në vendin e rezidencës së pronarit përfitues të interesit.

Tantiemat e paraqitura në Shtetin Kontraktues do t’i nënshtrohen tatimimit në Shtetin e Rezidencës së tatimpaguesit që i zotëron.

Poashtu trajtimi i Të hyrave nga punësimi, të cilat do të tatohen në vendin  e realizimit të te ardhurave, pra në vendin burimor, kjo vlen gjithashtu edhe për të ardhurat e realizuar nga Argëtuesit dhe Sportistët.

Pensionet do të tatohen në shtetin rezident të pranuesit të të ardhurave.

Ndërsa lidhur me nenin e Eliminimit të tatimit të dyfishtë parashihet evitimi i tatimit të dyfishtë, duke lejuar zbritje për vlerën e njejtë të pagesës në vendin tjetër.

Procedura e marrëvshjes së ndërsjellt vjen në shprehje në rastet kur rezulton në tatim që bie ndesh me marrëveshjen në fjalë, atëherë ai tatimpagueska të drejtë të paraqes rastin organeve kompetente të cilit do shtet kontraktues.

Shkëmbimi i informatave bëhet mes shteteve me kërkesën e autoritetit tatimor për tatimpaguesit.