(sq)

Nga ana tjetër zt. Aruqaj nga policia e Kosovës theksoj se gjate kësaj periudhe ka arrestuar 24 persona te involvuar ne kontrabandim me mallra, 11 nga këta janë në paraburgim kurse pjesa tjetër janë liruar në procedura të rregullta gjyqësore. Gjithashtu vlen te theksohet se grupi punues është duke u përkrahur edhe nga Prokuroria e shtetit e cila është duke proceduar rastet në mënyrën më efikase si dhe me trajtim të veçantë.

???????????????????????????????

Po ashtu edhe nga ana e  z. Asllani theksojë se grupin e përbashkët për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës  – ATK është duke e mbështetur me 10 inspektor kontrolli nga regjione të ndryshme si
dhe ekipe tjera të gatshme për veprim në rastet e zhvillimit të ndonjë aktiviteti – aksioni më të gjerë.

Me poshtë statistika mbi  mallrat e konfiskuara dhe ndaluara:

  • Cigare pa banderola 10500 cope
  • Kompjutera dhe pjese percjellse
  • 8 vetura
  • 5 kamionë trasportues
  • Derivate të naftës 50.000 litra
  • Produkte higjenike dhe per pastrim