KOMUNIKATË PËR MEDIA – Funksionet e Veçanta diskutojnë Planin e Punës 2018

Drejtori i Përgjithshëm Sakip Imeri ka zhvilluar takim me Drejtorin e Funksioneve të Veçanta pjesë e të cilës janë departamentet: Hetimet Tatimore dhe Inteligjenca, Lojërat e Fatit, Qendra e Thirrjeve, Arkat Fiskale dhe Procesimin  me qëllim që të diskutohet Plani Punës për vitin 2018.

Në këtë takim Drejtori Imeri tha se do të vazhdojmë me implementimin e Strategjisë së Përmbushjes së ATK-së 2015-2020, strategji kjo që na orienton për trajtimin e rreziqeve bazuar në segmentimin e tatimpaguesve deri në vitin 2020, krahas kësaj edhe ngritja e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të rrezikut, i dhe zbatimi i strategjisë për parandalimin dhe luftën kundër ekonomisë joformale.

Po ashtu, u tha se do të vazhdohet me aktivitete shtesë në gjithë-përfshirjen e procesit të fiskalizimit, si dhe vazhdimin e monitorimit strikt të veprimtarisë së lojërave të fatit.

Ky takim mbahet në vazhdën e aktiviteteve operative, me qëllim të arritjes së objektivave të parapara me Planin e Trajtimit të Rreziqeve dhe Planit Operativ për këtë vit.