Konkurs për dizajnimin e logos së ATK-së

Publikuar më September 12, 2011 15:28

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) u bën thirrje të gjithë të interesuarve, e në veçanti kompanive publicitare, që të aplikojnë në konkursin për dizajnimin e logos së ATK-së.

Konkursi është i natyrës garues dhe tre idetë më të mira do të shpërblehen: vendi i parë me 2000 Euro, vendi i dytë me 700 Euro dhe vendi i tretë me 300 Euro.

ATK do të ketë ekskluzivitetin për përdorimin e ideve fituese (logove fituese), ndërsa vlerësimi do të bëhet nga komiteti menaxhues i ATK-së i përbërë edhe nga një ekspert i dizajnit dhe atë në bazë të kritereve të poshtëshënuara:

  • Kuptimplotë – të shprehë detyrat dhe obligimet e ATK-së
  • E thjeshtë – e pastër dhe jo e komplikuar
  • Reflektive – të reflektoj vizionin dhe misionin e ATK-së
  • E dukshme – e lehtë për tu dalluar dhe për tu mbajtur në mend
  • Praktike – të mund të përdoret në të gjitha materialet e ATK-së
  • E veçantë – të mos jetë e kopjuar nga logot e institucioneve, kompanive apo ndonjë entiteti tjetër
  • Ngjyra – të anoj në niansat e ngjyrave kaltërt dhe hiri, mirëpo mos të kufizohet në to
  • E qëndrueshme – të jetë bashkëkohore dhe jetëgjatë
  • Në rast të përdorimit të inicialeve të përdoren inicialet për të gjitha gjuhët zyrtare të Kosovës

Për të aplikuar drejtohuni në adresën prokurimi@atk-ks.org dhe kërkoni dosjen tenderike. Pasi të plotësoni këtë dosje, bashkangjiteni propozimin tuaj, futeni në zarf dhe silleni në zyret qendrore të ATK-së në adresën: Këndi i Rrugëve Dëshmorët e Kombit dhe Bill Klinton; 10 000 Prishtinë, Kosovë deri me datën 22 Shtator 2011 ora 14:00.

Ju faleminderit që paguani tatimet dhe ndihmoni në zhvillimin ekonomik të vendit tonë!

Me respekt,

Administrata Tatimore e Kosovës