Korigjimi i deklaratës së TVSh-së përmes Sistemit Elektronik – EDI

Publikuar më December 4, 2012 14:55

I nderuar tatimpagues,

Sistemi Elektronik EDI, përveç mundësisë për deklarim dhe pagesë të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, tani mundëson edhe Korigjimin e deklaratës së TVSh-së. Korigjimi i deklaratës së TVSh-së përmes këtij sistemi është i mundur për të gjitha periudhat të cilat i keni deklaruar përmes sistemit EDI. Për periudhat tjera, korigjimin e deklaratave të TVSh-së mund ta bëni duke përdorur mënyrën manuale sikurse deri më tani.

Për t’ju bërë më të qartë se si bëhet korigjimi i deklaratës së TVSh-së përmes sistemit EDI, ju lutem referojuni këtij linku >>Lexo këtu