KRYEPROKURORI I SHTETIT, ALEKSANDËR LUMEZI PRITI NË TAKIM DREJTORIN E ADMINISTRATËS TATIMORE TË KOSOVËS, SAKIP IMERI

Publikuar më July 20, 2016 22:09

20_07_16_58132_LP4B0137Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në një takim pune drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri dhe zëvendësin e tij, Bashkim Shala.

Në këtë takim u bisedua për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në mes ATK-së dhe Prokurorit të Shtetit, me qëllim të rritjes së efikasitetit të punës së Prokurorit të Shtetit, në rastet kur paraqitet nevoja të bashkëpunohet me zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës.

Ndër të tjera në këtë takim u bisedua edhe për krijimin e pikave të përbashkëta në mes këtyre dy institucioneve. Për këtë u vendos që të caktohen personat kontaktues në mes Prokurorit të Shtetit dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ku kryeprokurori Lumezi caktoi një prokuror nga zyra e tij person përgjegjës për komunikim me ATK-në.

Poashtu në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e organizimit të trajnimeve të përbashkëta në mes prokurorëve të Shtetit dhe hetuesve tatimor, lidhur me luftën kundër korrupsionit,  krimeve ekonomike dhe krimeve financiare.

Të dyja palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të rritjes së efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomike dhe atyre financiare.