Kujtesë për tatimpagues

Publikuar më July 12, 2011 16:46

Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se përdorimi i formave të paraprintuara të Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit, tashmë është eliminuar, andaj ju lutemi që formularët për të deklaruar, apo paguar një tatim, t’i shkarkoni nga Ueb Faqja e ATK-së www.atk-ks.org.

 

 

 

 

Ua rikujtomë se:

  • Formularët tatimorë duhet të shkarkohen vetëm nga Ueb Faqja e ATK-së.
  • Duhet të përdoren vetëm një herë për një periudhë të vetme tatimore ashtu siç ju e keni përzgjedhur në momentin e shkarkimit të tij dhe ashtu siç është shkarkuar.
  • Nëse keni bërë gabime në plotësimin e një formulari pas shkarkimit të tij, atëherë ju duhet të bëni përsëri shkarkimin e tij sikur ta shkarkoni për herë të parë.
  • Secili formular ka barkod individual
  • Çdo ndryshim i formularëve rezulton me mos-procesim të deklaratës tuaj
  • Duhet t’ua rikujtoni sportelistëve të bankave që të bëjnë skenimin e dy barkodeve në  rastin e pagesës së formularëve që posedojnë dy barkode  (siç janë IS dhe IL).

 

Në ATK po shfaqet dukuria e keqpërdorimit nga ana e tatimpaguesve të formularëve të cilët shkarkohen nga Ueb Faqja zyrtare e ATK-së. Ju rikujtojmë, se sipas Legjislacionit Tatimorë, përgatitja dhe dizajnimi i këtyre formularëve është e drejtë dhe detyrë vetëm e ATK-së.

 

Ndër keqpërdorimet e ndryshme të gjetura në rastin e deklarimit apo pagesës së formularëve tatimorë janë listuar:

  1.       Kopjimi i formularit për përdorim të mëtutjeshëm;
  2.       Përdorimi i një formulari për të deklaruar disa periudha tatimore;
  3.      Dizajnimi i formularit nga vetë tatimpaguesi;
  4.      Përdorimi i një formulari për disa tatimpagues të ndryshëm;
  5.      Përdorimi i barkodit të njëjtë në disa formularë;
  6.      Gjenerimi i barkodit nga vetë tatimpaguesi, etj.

 

Ju bëjmë me dije se keqpërdorimi i Formularëve Tatimorë është i sanksionuar me Ligjin Nr. 03/L-222 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, konkretisht nenin 56 si dhe sipas nenit 332 të Kodit Penal të Kosovës, konsiderohet të jetë vepër penale.