Ministri i Financave, Bedri Hamza vizitoi sot Administratën Tatimore të Kosovës

Publikuar më June 21, 2011 15:27

Prishtinë: 21.06.2011, Ministri i Financave, z.Bedri Hamza vizitoi sot Administratën Tatimore të Kosovës, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm, z.Behxhet Haliti me bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim ministri Hamza, është njoftuar me progresin e deritanishëm të Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe të arriturat në mbledhjen e të hyrave.

Ministri i Financave, z.Bedri Hamza e vlerësojë lartë punën e Administratës Tatimore dhe kërkojë nga Administrata Tatimore që të bëhet trajtimi i barabartë i të gjitha bizneseve dhe njëkohësisht kërkoi që Administrata të vazhdojë me këtë përkushtim në respektimin e ligjit, mbledhjen e të hyrave dhe gjithashtu, parandalimin e ekonomisë joformale.

Ndërsa, Drejtori i ATK-së, duke falënderuar Ministrin Hamza për vizitën dhe mbështetjen e tij, tha se “ Përkrahja e Ministrisë së Financave dhe në veçanti e ministrit Hamza ka rezultuar në realizimin e synimeve të parashtruara ndaj ATK-së dhe i premtoj ministrit që ATK do të vazhdojë përkushtimin për të luajtur rolin kryesor në mbledhjen e të hyrave për Buxhetin e Kosovës”

Në këtë takim u diskutua për të arriturat në gjashtëmujorin e parë, si dhe për objektivat dhe planet e Administratës Tatimore, për gjysmën e dytë të vitit 2011, gjithashtu, në fund të takimit drejtori Haliti siguroi se pritet angazhim edhe më i madh nga stafi i Administratës për të kontribuar në mbledhjen e të hyrave.

Administrata Tatimore e Kosovës