Ministria e Financave dhe Komuniteti i Biznesit themelojnë këshillin e përbashkët

Publikuar më October 25, 2013 10:19

MakeThumbnailPuna e përbashkët në Këshill paraqet edhe një motivim për Investitorët e huaj, për transparencën, llogaridhënien dhe marrjen e përgjegjësisë nga udhëheqësit e doganës  dhe Administratës Tatimore, vlerësoi Ministri i Financave Besim Beqaj në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministria e Financave gjegjësisht Doganës e Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, Odës Ekonomike të Kosovës, Aleancës Kosovare të Bizneseve si dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Me këtë rast ministri Beqaj bëri të ditur se me nënshkrimin e këtij memorandumi po themelohet Këshilli i përbashkët Doganë –ATK dhe  Komunitet i Biznesit, që shënon një qasje të re të Doganës se Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës ndaj biznesit.

“Qëllimi i themelimit të këshillit është që ti ndihmohet biznesit në implementimin sa më të lehtë të legjislacionit tatimore dhe doganore, më pas rritja e transparencës së Doganës dhe Administratës Tatimore ndaj Komunitetit të Biznesit. Komuniteti i Biznesit tani e tutje bazuar në këtë Memorandum të cilin po  e nënshkruajmë sot do ta kenë mundësi ti paraqesin problemet, kërkesat para autoriteteve të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, në rast se nuk mund të gjendet zgjidhje në nivel operativ atëherë Këshilli do ti rekomandon Ministrit të Financave mendime për ndryshime të politikave apo ligjeve duke përfshirë edhe akteve nënligjore”, theksoi i pari i Ministrisë së Financave.

Ai bëri të ditur se deri më tani problemet janë zgjidhur “ad hoc” sipas rastit, dhe se tani e tutje problemet do të gjejnë zgjidhje në mënyrë  të përgjithshme  dhe të njëjtë për të gjithë biznesin.

24.10.2013Picture.. 01

“Këshilli po ashtu do ti ndihmojë Komunitetit të Biznesit që të marr informata nga udhëheqësit e Doganës dhe Administratës Tatimore për interpretimin e drejt të legjislacionit tatimore dhe doganor ”, shtoi ministri Beqaj.

 

I pari i MF tha se nga pozita e Ministrit të Financave do të jete i kënaqur të këtë rekomandime të vlefshme, rekomandime të cilat shkojnë në favor të zhvillimit të biznesit dhe të cilat në të njëjtën kohë  e zhvillojnë Administratën tonë Doganore dhe Tatimore në   standardet më të larta evropiane”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu , duke vlerësuar si një moment të rëndësisë së veçantë nënshkrimin e këtij memorandumi, tha se “dy shtyllat e zhvillimit ekonomik pa mëdyshje janë partneriteti dhe dialogu konstruktiv.

“Mendoj se një memorandum i tillë do të jetë një përshpejtim i proceseve ekonomike në Kosovë ku nuk do të jetë i anashkaluar sektori privat dhe komunitetit i biznesit. Do të kemi takime të përhershme në të cilat do të debatohen sfidat që ballafaqohet sektori privat ”, tha Gërxhaliu.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini, duke përshëndetur iniciativën e Ministrit Beqaj, të cilën e vlerësoj lartë, që sipas tij kjo iniciativë do të tentojë  që ky Këshill nga dita e sotme të merr të gjitha ankesat dhe kërkesat e komunitetit të biznesit dhe bashkërisht të trajtohen drejtë.

“Në këtë rast ne në këtë Këshill jemi të barabartë dhe ne në këtë Këshill do të ngritim zërin sa herë që ne vlerësojmë që është bërë shkelje e të drejtave të bizneseve, shkelja e subjekteve ekonomike  dhe të drejtave të tyre. Ne në këtë formë do të ju ofrojmë mundësi dhe do të përmirësojmë klimën biznesore në Kosovë, do të hapet mundësia për investime të reja në Kosovë, por edhe për përmirësimin e gjithë politikave që komuniteti i biznesit ka vlerësuar apo vlerëson që në të ardhmen  janë pengesë për përshpejtimin zhvillimit ekonomik të Kosovës“, tha Shahini.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike  Amerikane në Kosovë, Arian Zeka , tha se komunikimi është nevojë esenciale në secilën shoqëri të civilizuar, në mungesë të kanaleve dhe mekanizmave formal të komunikimit, njerëzit gjithsesi do të gjejnë mënyrën e komunikimit.

“Por komunikimi përmes mekanizmave joformal gjithmonë sjellë në vete edhe rrezikun e një transparence më të ulët. Bashkimi Evropian dhe politikat e saj të sotme ndërtohen  pikërisht në njërën ndër shtyllat më të rëndësishme e cila është ngritja e transparencës, dhe për këtë arsye ne besojmë që ky Këshill do të mundësojë diskutimin me një transparencë më të lartë. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e mbështetet themelimin e këtij Këshilli dhe prandaj jemi këtu ta nënshkruajmë këtë marrëveshje bashkëpunimi”.