N J O F T I M – MBI ORGANIZIMIN E TESTIT ME SHKRIM

Publikuar më May 24, 2011 06:27

Njoftohen te gjithë kandidatet te cilët i kane plotësuar kriteret sipas dokumentacionit te bashkëngjitur ne aplikacion për pozitat e inspektoreve tatimor dhe inspektoreve hetues, se TESTI ME SHKRIM do te mbahet me datën 28 maj 2011, ne sallat e Fakultetit te ri Teknik ne Prishtine sipas këtij orari:

————————

  • Grupi i pare i kandidateve nga nr. rendor     1-400,   nga ora 10.00 deri ne 13.00
  • Grupi i dyte i kandidateve nga nr. rendor 401- tutje, nga ora 14.00 deri ne 17.00

Listat e kandidateve te cilët kane fituar te drejtën qe t’i nënshtrohen testit me shkrim janë te vendosura neper tabelat publike ne te gjitha Zyret Regjionale te Administratës Tatimore te Kosovës si dhe ne Drejtorinë e Përgjithshme ne Prishtine.

Te gjithë kandidatet janë te obliguar qe me vete te posedojnë dokumentin e identifikimit si dhe  një laps kimik me ngjyre te kaltër.

Për çdo informacion shtese ju lutem te kontaktoni ne nr. e telefonit +381 38 200 250 22 apo ne adresën elektronike ilir.islami@atk-ks.org.