NJOFTIM – Verifikimi i Vërtetimit Tatimor

Publikuar më December 3, 2013 13:32

FotoLajm03122013Administrata Tatimore e Kosovës, që nga muaji Qershor/2013 ka mundësuar pajisjen me Vërtetim Tatimor në mënyrë elektronike.

Vërtetimi Tatimor është dokument i cili tregon gjendjen aktuale tatimore të tatimpaguesit, i lëshuar nga ATK dhe i cili do të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme, si: Aplikim për vizë;  Aplikim për tender, Ç ‘regjistrim të biznesit; Lirim nga shtetësia; Vazhdim i lejes së qëndrimit në Kosovë; Pushim të lehonisë; etj.

Vërtetimi Tatimor i lëshuar në formë elektronike nga ATK, edhe pse nuk posedon vulë/ nënshkrim, është dokument i plotfuqishëm, ndërsa vërtetësia e përmbajtjes së këtij dokumenti, mund të verifikohet në çdo kohë përmes adresës elektronike  të ATK-së http://evertetimi.atk-ks.org/

Pra, Institucionet të cilat pranojnë Vërtetimin Tatimor gjatë shqyrtimit të lëndëve për të cilat është kërkuar dëshmia mbi gjendjen që personi ka në ATK, kanë  mundësi të bëjnë verifikimin se ai Vërtetim Tatimor  është identik me gjendjen e atij personi në Administratën Tatimore të Kosovës, në datën kur është lëshuar vërtetimi.

Verifikimi i Vërtetimit Tatimor, bëhet si vijon:

Posa të kyçeni në adresën http://evertetimi.atk-ks.org, në linkun Kërko Vërtetimin, shkruani numrin serik të Vërtetimit Tatimor të shkarkuar në mënyrë elektronike. P.sh. shkruani Numrin serik: 100000000XX dhe më pas kliko në butonin Kërko, do t’ju shfaqen të dhënat e tjera për vërtetimin përkatës nëpër fushat Numri Personal, Emri i Personit, Komuna, Arsyeja e lëshimit, Gjendja tatimore dhe Vlefshmëria.

Pra, pasi të jenë shfaqur të dhënat e vërtetimit, organi i cili ka kërkuar Vërtetimin Tatimor mund të bëjë krahasimet në mes vërtetimit të prezantuar nga pala dhe gjendjes se tatimpaguesit që kishte në ATK, në datën kur është lëshuar ai Vërtetim Tatimor.

Administrata Tatimore e Kosovës