(sq)

Ministri Beqaj theksoi se bëhet fjalë për një shërbim të ri e të digjitalizuar që do të ju lehtësoj punën qytetarëve dha tatimpaguesve për të marrë shërbimet që kërkohen nga ATK.

Administrata tatimore e Kosovës para disa ditëve ka lansuar 4 produkte te reja, katër deklarata të reja elektronike të cilat do të lehtësojnë punën e kompanive25.10.2013Picture 01 në deklarimin e obligimeve fiskale dhe njëkohësisht do t’ia mundësoj Administratës Tatimore të Kosovës që të përcjell në mënyrë më kualitative këtë pjesë të obligimeve të tatimpaguesve, tha ministri Beqaj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Dje është nënshkruar një marrëveshje trepalëshe ndërmjet biznesit dhe  Doganat e Kosovës  dhe  Administratës Tatimore të Kosovës si dy agjenci të rëndisë vitale të shtetit për grumbullimin e të hyrave që të komunikojmë edhe më afër  me biznesin, ata të cilët me aktivitetin e tyre ekonomik kontribuojnë për pagesën e taksave dhe për mirëqenien ekonomike në përgjithësi në vend . Një shërbim dhe një komunikim i tillë mundëson që gjërat të mos bëhen ad-hoc, por të kemi informim për nisma të reja, për nisma legjislative, për nisma në reformën fiskale apo për çfarëdo reforme  në aspektin doganor. Pra, është një përkushtim  i koncentruar dhe i fuqishëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Doganave por edhe Ministrisë së Financave, dhe në përgjithësi Qeverisë së Republikës së Kosovës që të jemi sa ma afër me tatimpaguesin, ta luftojmë së bashku ekonominë joformale”.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, duke falënderuar ministrin Beqaj për përkrahjen e vazhdueshme tha se kjo është vizita e dytë që bashkërisht me Ministrin  po vizitojmë rajonin e Pejës.

“Zotimi i jonë i përbashkët para tre muajve ishte se do të modernizojmë dhe digjitalizojmë edhe qendrën e shërbimit të tatimpaguesve në Pejë dhe regjionet tjera, dhe kjo po bëhet realitet, krejt kjo në funksion të zotimeve tona për të ofruar shërbime kualitative. Çka edhe po kthehet me një mirëbesim dhe deklarim të vetë tatimpaguesve”.

Ai gjithashtu shtoi se “Vlen të theksohet në përgjithësi në ATK, po bënë lansimin edhe të shume produkteve të tjera për të kompletuar ciklin e digjitalizimit të të gjitha deklarimeve elektronike dhe formave të deklaratave”.