Takimi i rradhës në mes AMCHAM dhe ATK

Në vazhdën e takimeve të përbashkëta, Komisioni Tatimor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me udhëheqësit e Administratës Tatimore të Kosovës zhvilluan sot një drekë pune me qëllim të vazhdimit të komunikimit, shqyrtimit për së afërmi të problemeve e pengesave eventuale që bizneset mund t’i hasin gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre si …

Komunikatë për Media – ATK-ja, zhvillon aksionin për mbylljen e subjekteve dhe njësive të palicencuara të lojërave të fatit në Regjionin e Ferizajt

Prishtinë: 15 Shkurt 2011, Administrata Tatimore e Kosovës, – Drejtorati i Lojërave të Fatit me asistim të Policisë së Kosovës-Njësia e Krimeve Ekonomike, Inspektoriatit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Inspektoriatit Komunal të Ferizajt, prej datës 31.01.2011 deri më 08.02.2011, kanë zhvilluar aksionin për mbylljen e subjekteve dhe njësive të pa licencuara që merren …

Komunikatë për media – Administrata Tatimore e Kosovës, verifikon stoqet dhe mallrat pa prejardhje

Administrata Tatimore e Kosovës – Departamenti i Operacioneve, gjatë muajit Janar ka zhvilluar aktivitete të shumta, sipas planit operativ 2011. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është: Komunikimi me tatimpagues me qëllim të informimit me të drejtat dhe obligimet e tyre, verifikimi i stoqeve dhe mallit pa prejardhje, regjistrimi i stoqeve, trajtimi i bizneseve me gjendje kreditore …

Komunikatë për shtyp – Viti 2010, vit i ngritjes së kapaciteteve dhe shërbimeve ndaj tatimpaguesve

Me qëllim të informimit të opinionit publik dhe të sigurimit të një transparence maksimale ndaj tatimpaguesve, Administrata Tatimore e Kosovës mbajti sot konferencën e radhës për gazetarë, ku Drejtori i Përgjithshëm z. Behxhet Haliti prezantoi Raportin Vjetor të vitit 2010. Në bazë të këtij raporti, viti 2010 ka qenë një vazhdimësi e punës së stafit …

Komunikatë për Media – Administrata Tatimore e Kosovës, verifikon stoqet e deklaruar

Administrata Tatimore e Kosovës, – Njësia e Kontrollit Special, ka ndërmarrë aktivitetet e radhës, me qëllim të verifikimit të stoqeve te tatimpaguesit që merren me tregtimin e derivateve të naftës në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Aktiviteti i ndërmarr me datë: 02.02.2011, ka për qëllim zbatimin e nenit 13 të Ligjit Nr. 03/L-222  “ Mbi Administratën …

Administrata Tatimore e Kosovës, mbajti seminarin për Tatimpaguesit

Administrata Tatimore e Kosovës, ka realizuar seminarin për tatimpagues me temën: Të rejat në Legjislacionin Tatimor. Me qëllim të implementimit sa më të mire të Legjislacionit Tatimor Administrata Tatimore ka realizuar seminarin për tatimpagues me temën: Të rejat në Legjislacionin Tatimor. Me këtë seminar  janë shqyrtuar këto tema: –     Raportimi i blerjeve mbi 500 euro, –     Regjistrimi  dhe …

Administrata Tatimore e Kosovës, mbajti seminarin për Zyrtarët e Njësive Buxhetore

Administrata Tatimore e Kosovës, ka realizuar seminarin për Njësitë Buxhetore me temën : Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro. Me qëllim të implementimit sa më të mire të Legjislacionit Tatimor Administrata Tatimore, ka realizuar  seminarin  me temën Raportimi i blerjeve mbi 500 euro. Raportimi i blerjeve mbi 500 euro, është prezantuar nga përfaqësuesi i ATK-së, …

Administrata Tatimore e Kosovës – Organizon Seminare

Seminari për njësitë buxhetore: TEMA: Raportimet e blerjeve mbi 500 euro Seminari për tatimpagues: TEMA: Të rejat në legjislacionin tatimor SEMINARI PËR NJËSITË BUXHETORE MBAHET NË: Vendndodhja:  Salla e Kuqe – Pallati i rinisë – Prishtinë Data: 27.01.2011_ Ora:  13:00-15:00_ Në këtë seminar ftohen të jenë pjesëmarrës zyrtarët financiar të Njësive Buxhetore qendrore dhe lokale, me qëllim  që …

Njoftim për të krijuar dhe mbajtur Listën e Stoqeve

Të nderuar Tatimpagues, Administrata Tatimore gjatë viti 2011, do të ketë prioritet kontrollimin e origjinës së mallrave në tregun e lirë, prandaj nga ju kërkohet që të keni listën e Stoqeve si dhe të posedoni dokumentacion të rregullt mbi origjinën e tyre. Bazuar në nenin 59 të Ligjit 03/L-222 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, ATK …