Njoftim

Publikuar më November 26, 2012 10:32

Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se shou programi Thirrja e Artë  nuk ka leje nga Administrata Tatimore e Kosovës,  që të organizoj lojë shpërblyese, ashtu siç  jeni  të informuar përmes disa publikimeve të vendosura në billboard dhe nga disa kanale të mediave.

Duke pasur parasysh se Administrata Tatimore e Kosovës është kompetente për licencimin e Lojërave të Fatit, në bazë të ligjit në fuqi Nr. 04/L-080 përkatësisht nenit 5, për Lojërat e Fatit, kjo lojë shpërblyese apo ky shou program është i ndaluar të zhvillohet, citojmë nenin 5:

Konkurset shpërblyese që i organizon subjekti juridik me qëllim publiciteti nuk janë lojëra të fatit, në pajtim me këtë ligj dhe mund të organizohen me kusht që pjesëmarrja në lojë të mos inkasohet dhe të mos këtë kosto shtesë.

 Sqarim:

 Emisioni Thirrja e Artë është në kundërshtim me nenin 5, paragrafi 2, i Ligjit për Lojërat e Fatit, Nr. 04/L-080, për arsye se shikuesit për të marrë pjesë në këtë lojë apo shou, duhet të dërgojnë sms dhe kjo formë ka kosto shtesë për qytetarët.