Njoftim – FATCA

Shërbimi i të Hyrave të Brendshme të SHBA-së – IRS ka dërguar një informatë të re që lidhet me me numrat e identifikimit të tatimpaguesve – numrat TIN që mungojnë, ose kur një numër identifikues i tatimpaguesit – numër TIN është i kompletuar me nëntë A si “AAAAAAAAA” ose 0 “000000000”.

Informata është si në vijim

Pyetja: Ne jemi një Institucion i huaj financiar të marrëveshjes së Model 1 dhe Numri identifikues i tatimpaguesit – numri TIN i dhënë nën Njoftimin 2017-46 në lidhje me trajtimin e llogarive para-ekzistuese, do të skadojë me raportimin e të dhënave për 2019. A duhet të raportojmë të gjithë numrat identifikues të tatimpaguesit – numrat TIN të kërkuar kur sigurojmë të dhënat e vitit të ardhshëm tatimor?

Lehtësimi i periudhës kalimtare për Institucionin e huaj financiar për të marrë një numër identifikues të tatimpaguesit – numrin TIN që ka zgjatë deri në përfundimin e periudhës përfundon më 31 dhjetor 2019, do të skadojë me raportimin për vitin kalendarik 2019. Viti i parë që një numër TIN i SHBA për një llogari të raportushme të ShBA do të kërkohet të raportohet lidhur me vitin tatimor 2020, i cili do të shkëmbehet nga një partner i FATCA deri më 30 Shtator 2021.

Sidoqoftë, Modeli 1 i raportimi për Institucionin e huaj financiar nuk kërkohet që menjëherë, nga 1 janari i vitit 2020, të mbyllë ose të mbajë në llogari që nuk përmbajnë numrin TIN. Një njoftim për gabim do të krijojë një situatë ku numri TIN mungon ose kur ai numër përfundon me nëntë A ose 0, ose në një model sistematik të identifikueshëm si 123456789, 987654321, 222222222, që tregon se është i pavlefshëm.

Njoftimi për gabimin do të sigurojë 120 ditë për të korrigjuar problemin. Në përputhje me Marrëveshjen Ndërqeveritare (IGA) dhe Marrëveshjen e Autoritetit Kompetent (CAA), kur janë të zbatueshme, nëse numri TIN nuk sigurohet brenda asaj periudhe 120 ditore, SHBA do të vlerësojë të dhënat e pranuara dhe të përcaktojë përmes një shqyrtimi të fakteve dhe rrethanave nëse është mos-përmbushje e rëndësishme. Shërbimi i të Hyrave të Brendshme të SHBA – IRS nuk do të jep automatikisht ndonjë përfundim se mungesa e një numri TIN shpie deri në përcaktimin e një mos-përmbushjeje të rëndësishme. Në vend të kësaj, IRS do të marrë parasysh faktet dhe rrethanat që çojnë në mungesën e numrit TIN, si arsyet pse numrat TIN nuk mund të merren, nëse Institucioni Financiar ka procedura të përshtatshme për të marrë numrat TIN dhe përpjekjet e bëra nga Institucioni Financiar për t’i marrë numrat. Nëse SHBA përcakton që një Institucion Financiar është në mos-përmbushje të rëndësishme, SHBA do të njoftojë partnerin e shkëmbimit dhe do të punojë me partnerin, për të marrë në konsideratë të mëtejshme të fakteve dhe rrethanave, përgjatë periudhës 18 mujore të ardhshme, për të adresuar mos-përmbushjen. Institucioni Financiar duhet të ketë të paktën 18 muaj nga data e njoftimit të mos-përputhjes për të korrigjuar gabimin e numrit TIN përpara se IRS të ndërmerrte ndonjë veprim tjetër të mëtutjeshëm, siç është heqja e Numrit global identifikues të ndërmjetëm – numrit GJIN të Institucionit financiar nga Lista e Institucioneve të huaja financiare në IRS. Një Institucion i huaj financiar që për një kohë nuk ka më një Numër global identifikues të ndërmjetëm – numrin GIIN të vlefshëm, rrezikon t’i nënshtrohet mbajtjes së tatimit në pagesa të caktuara që janë me burim në SHBA dhe që i paguhen Institucionit Financiar.

 

 

Shukrije Shabani Njoftimet