Njoftim – Kalimi nga sistemi manual në sistemin elektronik për deklarim dhe pagesë të Tatimit në Paga dhe Kontribute Pensionale

Publikuar më August 6, 2012 15:57

Administrata Tatimore e Kosovës, që nga data 01.05.2012 ka filluar të aplikojë Deklarimin Elektronik të Tatimit në Paga dhe Kontributeve Pensionale. Ky proces është duke funksionuar dhe është vlerësuar lart, si nga komuniteti i biznesit, ashtu edhe nga palë të tjera të interesit.

Gjatë periudhës kalimtare, tatimpaguesit shfrytëzonin mundësinë e deklarimit të Tatimit në Paga dhe Kontribute Pensionale, përmes dy formave:

1. Shkarkimit të formularëve elektronik, dhe

2. Deklarimit Elektronik – EDI.

Për të gjithë tatimpaguesit, të cilët ende nuk janë regjistruar ne Sistemin Elektronik EDI, Administrata Tatimore e Kosovës, ju bën thirrje që të regjistrohen sa më parë dhe të përdorin këtë sistem për deklarim. ATK, që nga tremujori i fundit i vitit 2012 do të ndërpresë mundësinë e shkarkimit të formularëve elektronik për Tatimet dhe Kontribute Pensionale që do të mundësohen të deklarohen dhe paguhen përmes EDI-t.

Përparësitë e Sistemit Elektronik – EDI, janë:

  • Reduktim i dokumenteve
  • Reduktim i raporteve periodike
  • Kursim i kohës dhe kostos
  • Deklarim i tatimeve në çdo kohë – 24 orë në ditë
  • Pagesa on-line në çdo kohë – 24 orë në ditë
  • Reduktim i vizitave të shumta në zyrat e ATK-së
  • Dorëzim i menjëhershëm, i besueshëm dhe i sigurt
  • Procesim i shpejtë dhe i saktë i deklaratave
  • Qasje në historinë e deklarimeve
  • Kontrollim i historisë dhe bilancit tatimor, etj.

 

Nëse keni paqartësi rreth regjistrimit, deklarimit dhe pagesës në mënyrë elektronike për Tatim në Paga dhe Kontribute Pensionale, mund të drejtoheni tek zyra e juaj regjionale e ATK-së ose të shkruani e-mail, në adresën: edi@atk-ks.org.

 

Faleminderit që paguani tatimin dhe kontribuoni në zhvillimin e vendit tonë!

Administrata Tatimore e Kosovës