Njoftim mbi organizimin e seminareve me tatimpagues

Publikuar më February 12, 2013 09:26

Seminar

Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim të edukimit dhe informimit të tatimpaguesve, organizon seminare në të gjitha regjionet e ATK-së, me temën:

– Deklarimi vjetor dhe të rejat nga ATK

Në këto seminare ftohen të marrin pjesë tatimpaguesit (organizata biznesi, OJQ apo përfaqsues të tyre), përfaqsues të njësive të përhersheme, kontabilist dhe qytetarë të intresuar  me qëllim  që të informohen për mënyrën e deklarimit vjetor dhe ndryshimet që kanë ndodhur në legjislacionin tatimor. Shkarko Orarin

ATK-ja, ka paraparë mbajtjen e seminareve, si në vijim:

Data Regjioni  Ora Vendodhja
19.02.2013 Mitrovicë 10:00 Salla e Trajnimeve – Zyra Regjionale Mitrovicë
20.02.2013 Gjilan 10:00 Salla e Kuvendit Komunal – Gjilan
21.02.2013 Ferizaj 10:00 Salla e Kuvendit Komunal – Ferizaj
22.02.2013 Prizren 10:30 Salla e Kuvendit Komunal – Prizren
25.02.2013 Gjakovë 10:30 Salla e Kuvendit Komunal – Gjakovë
26.02.2013 Prishtinë 10:00 Hotel Grand Prishtina
27.02.2013 Pejë 10:30 Salla e Kuvendit Komunal – Pejë