Njoftim mbi zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së Vërtetimeve Tatimore

Publikuar më February 7, 2012 16:11

Si rrjedhojë e procesit të përmirësimit të shërbimeve më të mira për tatimpagues dhe reduktim të punëve teknike per Zyrtarët e Edukimit të Tatimpaguesve nëpër Zyrat Regjionale, Administrata Tatimore e Kosovës duke filluar nga data 7 Shkurt 2012 do të zgjasë afatin e validitetit të Vërtetimeve Tatimore të cilët lëshohen për të paraqitur gjendjen tatimore të një tatimpaguesi të caktuar.

Vërtetimi Tatimor i lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës, si I tillë u mundëson tatimpaguesve të shfrytëzojnë të njëjtin vërtetim më shumë se një herë, përkatësisht me një vlefshmëri më të gjatë.

 

Sa i përket afateve të vlefshmërisë, ato janë si në vijim:

1. Vërtetimi për Tender – i vlefshëm 90 ditë nga data e lëshimit

2. Vërtetimi për Vizë – i vlefshëm 6 muaj nga data e lëshimit

3. Vërtetimi për Çregjistrim të biznesit – i vlefshëm 10 ditë nga data e lëshimit

4. Vërtetimi për Prishje të nënshtetësisë – i vlefshëm 90 ditë nga data e lëshimit

5. Vërtetimi për “Të tjera” – i vlefshëm 90 ditë nga data e lëshimit

Të gjitha format, si Vërtetime dhe Çertifikata tatimore të lëshuar deri më tani për një qëllim të tillë, nuk mund të përdoren, pra përdoret e vetmja formë “Vërtetim Tatimor”.