Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosovës – Deklaro saktë tatimin!

Publikuar më June 6, 2013 14:21

Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të deklarojnë tatimet dhe kontributet pensionale në mënyrë reale.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te kategoritë, si: Nën-deklaruesit e pagave të punëtorëve, Nën-deklaruesit tek bizneset e mesme, të mëdha dhe NJTM; Nën-deklaruesit tek bizneset mikro dhe të vogla, me qëllim të identifikimit të atyre bizneseve, të cilat nën deklarojnë të ardhurat e tyre.

Disa nga veprimtaritë në vijim, nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të deklarojnë apo korrigjojnë sa më parë deklaratat e tyre dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor:

 

  • Identifikimi i bizneseve, të cilat nën-deklarojnë pagat e punëtorëve, si dhe ndërmarrja e masave me qëllim të paraqitjes së vlerës reale të kompensimit të punëtorëve dhe kontributit të tyre në të hyrat e ATK-së, dhe Trustit Pensional.

 

  • Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim të qarkullimit me qëllim të qëndrimit vazhdimisht në kuotën fikse prej 37.5€ në çdo 3 muaji.

 

  • Identifikimi dhe trajtimi i bizneseve, të cilat bëjnë nën-deklarim me qëllim të qëndrimit vazhdimisht nën 50,000 euro për 12 muaj.

 

  • Identifikimi i bizneseve të cilat importojnë apo tregtojnë mallra me akcizë të cilët përmes dokumentacionit jo të saktë, respektivisht nënvlerësimit të çmimeve të shitjes, iu shmangen detyrimeve tatimore.

 

  • Identifikimi i bizneseve të cilat merren me shitjen e tekstilit dhe veshmbathjeve, të cilat mbajnë dokumentacione jo të sakta me qëllim të shmangies së detyrimeve tatimore.

 

ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese konform legjislacionit tatimor.

 

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Administrata Tatimore e Kosovës