Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosovës – Kërko Kuponin Fiskal, përfito para!

Krijo mirëqenie të përgjithshme, merr Kuponin Fiskal!

Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 1/2015, për të gjithë klientët/konsumatorët, të cilët grumbullojnë kuponët fiskal dhe si të tillë i dërgojnë në Administratën Tatimore të Kosovës, do të aplikohet rimburismi i vlerës së tatueshme të të gjithë kuponëve fiskal në muajin pasues të çdo tremujori, sipas këtyre kritereve:

  • Grupi I – Plikot me më shumë se 30 kupon dhe me vlerë të përgjithshme nga 250€ deri në 500€, do të rimbursohen në vlerën 10€;
  • Grupi II – Plikot me më shumë se 40 kupon dhe me vlerë të përgjithshme nga 501€ deri në 800€, do të rimbursohen në vlerën 15€;
  • Grupi III – Plikot me më shumë se 50 kupon dhe me vlerë të përgjithshme mbi 800€ do të rimbursohen në vlerën 20€;

Klientët do të dërgojnë kuponët fiskal në Regjionin më të afërt të ATK-së, në pliko të mbyllura me të dhënat personale dhe numrin e xhirollogarisë personale në njërën nga Bankat Komerciale në Kosovë.

Pra, dorëzimi i plikove të mbyllura me kuponë fiskal të grumbulluar gjatë muajit Prill, Maj dhe Qershor, do të të dërgohen në ATK, duke filluar nga data 01.07.2015 deri më 31.07.2015.

Në këtë mënyrë, në baza tremujore do të keni mundësinë për të kërkuar rimbursimin edhe për periudhat tjera, pra duke dërguar plikot brenda muajit pasues pas çdo tremujori.

Administrata Tatimore e Kosovës