Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosovës – Regjistroni veprimtaritë ekonomike dhe deklaroni të punësuarit tuaj!

Publikuar më January 27, 2016 14:14

Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre.

Disa nga veprimtaritë në vijim, nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj  ATK u bënë thirrje që të regjistrohen sa më parë dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

Gjithashtu ATK, ju njofton se aktivitetet e sajë, do të përqendrohen pikërisht te këto veprimtari, prandaj, ju inkurajon që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese konform legjislacionit tatimor.

tbl_regjistroni_veprimtarite

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

Regjistrohu, Deklaro dhe Paguaj Tatimet!

                                                                                                        Administrata Tatimore e Kosovës