Njoftim për Institucionet Financiare

Të nderuara institucione financiare,

Tashmë është viti i katërt që kërkohet raportimi sipas Ligjit Nr. 05/L-013 që ka ratifikuar Marrëveshjen FATCA, në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës me qëllim të uljes së evazionit tatimor nga qytetarët e ShBA-së në lidhje me pasuritë e tyre financiare jashtë ShBA-së.

Bazuar në këtë marrëveshje, jo të gjitha institucionet financiare janë të obliguara të raportojnë për këtë qëllim në ATK, mirëpo, kjo varet nga aktivitetet dhe llogaritë tuaja që posedoni, si dhe nëse keni klientë që janë persona apo banorë të ShBA-së..

Për t’u informuar më hollësisht lidhur me marrëveshjen FATCA, ju lutemi klikoni në linkun:

http://www.atk-ks.org/marreveshjet/fatca/

ATK, ju rikujton që të gjitha institucionet financiare, të cilat kanë këtë obligim për raportim, ta bëjnë brenda afateve të parapara me këtë marrëveshje, që për vitin e kaluar 2017, afati është 30 shtator 2018. Ju lutemi, bëjeni raportimin sa më herët, ashtu që të shmangim gabimet eventuale.

Ju falënderojmë në bashkëpunimin tuaj!

 Administrata Tatimore e Kosovës