Njoftim për konsumator

Publikuar më July 30, 2012 09:54

Sipas Legjislacionit tatimor, të gjithë personat, që kryejnë furnizime me mall dhe/ose ofrojnë shërbime, kur nuk duhet të lëshohet faturë, detyrohen të lëshojnë kupon tatimor apo kupon fiskal.

Atëherë, Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë konsumatorët se me rastin e blerjes së mallrave apo shërbimeve, nuk janë të obliguar të paguajnë, nëse biznesi nuk ju ofron kupon tatimor apo kupon fiskal.