Njoftim për Media

Publikuar më September 7, 2011 15:20

Me qëllim të informimit të opinionit publik dhe të sigurimit të një transparence maksimale ndaj tatimpaguesve, Administrata Tatimore e Kosovës, ju fton që  të merrni  pjesë  në Konferencën për Media, me temën: Risitë në Administratën Tatimore të Kosovës.

Në këtë konferencë, nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z.Behxhet Haliti, do të prezantohet trendi i të hyrave Janar-Gusht 2011, lansimi i projektit të Deklarimit Elektronik – EDI-t si dhe risi të tjera.

Konferenca për media, do të mbahet: më datë: 08 Shtator, 2011 (e enjte), në ora 11:00.

Adresa-Prishtinë: Këndi i rrugës “Bill Klinton” dhe “Dëshmorët e Kombit”- Administrata Tatimore e Kosovës – Kati i I-rë-Salla e Trajnimeve.

– Ju mirëpresim –

Administrata Tatimore e Kosovës