NJOFTIM PËR MEDIA

Publikuar më April 30, 2016 19:20

Të nderuar qytetarë,

Extended-deadline5Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, deri me datën 04 maj 2016.

Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve janar, shkurt dhe mars, ishte nga data 01 prill 2016 deri më 30 prill 2016.

Duke marr parasysh faktin që deri më tani,  ka më shumë aplikime për  rimbursim të kuponëve fiskal, se sa dorëzim të plikove përkatëse, më qëllim që t’u jepet kohë e mjaftueshme për të dorëzuar  Plikot me  Kuponë Fiskal, të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për rimbursim , menaxhmenti i ATK-së,  vendos që afati i dorëzimit të kuponëve fiskal të zgjatet deri më datën 04 maj 2016 .

Dorëzimi i Plikove me Kuponë Fiskal bëhet  në cilëndo pikë të Postes së Kosovës.