Njoftim për Media – ATK, realizoi Seminar për OJQ

Publikuar më May 20, 2016 14:48

semAdministrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me KCSF – Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, ka organizuar Seminar dy ditor për Organizatat Jo Qeveritare me temën: Procedurat e raportimit dhe obligimet e OJQ-ve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

Më konkretisht në këtë seminar u prezantuan/trajtuan temat, si në vijim:

 

-Tatimi në Paga dhe Kontributet Pensionale

-Tatimi në Qira

-TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së

-Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro

-Tatimi në Korporata – Deklarimi Vjetor CD

-Deklarimi përmes Sistemit Elektronik – EDI

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që OJQ-të, të njoftohen për së afërmi, lidhur me Tatimin në Paga dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira, TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së, Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, Tatimin në Korporata – Deklarimin Vjetor me CD, Deklarimin përmes Sistemit Elektronik – EDI, me ç’rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për deklarimin e drejtë të tatimeve.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesi i seminarit, Sami Salihu – U.D. Drejtor i Departamentit të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

Materiali i prezantuar në këtë seminar, është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Materiale & Prezantime – Seminar për OJQ, Maj 2016.

 

Administrata Tatimore e Kosovës