Komunikatë për Media – ATK shënon rezultat rekord të të hyrave krahasuar me periudhat e njëjta të viteve të kaluara

Publikuar më October 12, 2010 15:28

19.8 mil Euro apo 14 % është rritja e të hyrave nga tatimi i mbledhur nga ana e Administratës tatimore të Kosovës krahasuar me periudhën e njëjte te vitit te kaluar.
Kjo shumë në total është 158,680,459 € .
Ky rezultat është arritur me punën e palodhshme të të gjithë stafit dhe menaxhmentit të ATK-së, natyrisht, duke mos harruar edhe bashkëpunimin gjithmonë në rritje të tatimpaguesve.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, z.Behxhet Haliti, në konferencën e sotme për media vlerësoi se ”Ky rezultat është i rëndësishëm posaçërisht për faktin që është arritur në një periudhë në të cilën kemi ulje të normave tatimore”.

Rezultati në fjalë, po ashtu është rekord i të hyrave të mbledhura nga ATK që nga themelimi i këtij institucioni.

Në këtë sukses kanë ndikuar natyrisht edhe projektet specifike, si lëshimi i numrave fiskal, ngritja e inkasimit të borxheve, zbatimi i projektit të arkave fiskale, zbatimi i vendimit të Qeverisë për ndëshkimet, si dhe projektet tjera në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës