NJOFTIM PËR MEDIA – Shtyhet afati i dorëzimit të plikove me kuponë fiskal

Publikuar më July 30, 2016 23:47

Extended-deadline5Të nderuar qytetarë,

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, deri me datën 04 gusht 2016.
Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve prill, maj dhe qershor, ishte nga data 01 korrik 2016 deri më 31 korrik 2016.

Duke marr parasysh faktin që deri më tani, ka më shumë aplikime për rimbursim të kuponëve fiskal, se sa dorëzim të plikove përkatëse, më qëllim që t’u jepet kohë e mjaftueshme për të dorëzuar Plikot me Kuponë Fiskal, të gjithë qytetarëve që kanë aplikuar për rimbursim deri me 31 Korrik 2016 , menaxhmenti i ATK-së, vendos që afati për dorëzimin e plikove në zyrat e Postës së Kosovës mund të bëhet deri me 4 gusht 2016.
Dorëzimi i Plikove me Kuponë Fiskal bëhet në cilëndo pikë të Postes së Kosovës.