Njoftim për Ndërmarrje Publike – Shuma e tatueshme në furnizimet për TVSh

Publikuar më July 13, 2015 16:01

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton Ndërmarrjet Publike, të cilat kanë arritur marrëveshje me ATK-në për të deklaruar dhe paguar TVSh në bazë të inkasimit,  se më nuk mund të shfrytëzojnë këtë metodë të deklarimit për TVSh, nëse marrëveshja e tillë ka kaluar 18 muaj.

Bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 15/2010, mundësia e vazhdimit të marrëveshjes për të deklaruar dhe paguar TVSh në bazë të inkasimit, nuk është paraparë, kështu që Ndërmarrjet Publike të cilat kanë shfrytëzuar deklarimin sipas Vendimit Shpjegues Publik Nr. 02/2013 dhe kanë kaluar 18 muaj nga arrija e marrëveshjes, tani duhet të deklarojnë dhe paguajnë sipas Ligjit të TVSh-së.

Pra, të gjitha Ndërmarrjet Publike të cilat kanë shfrytëzuar marrëveshjen për të deklaruar dhe paguar TVSh në bazë të inkasimit, tani për furnizimet e tyre, duhet të deklarojnë dhe paguajnë në bazë të faturimit.

Ndërmarrjet Publike, të cilat ende nuk i kanë kaluar 18 muaj nga data e arritjes së marrëveshjes, mund të deklarojnë dhe paguajnë TVSh sipas inkasimit deri në skadimin e afatit të marrëveshjes.

Ndërsa, Ndërmarrjet Publike, të cilat nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën sipas Vendimit Shpjegues Publik Nr. 02/2013, mund të bëjnë kërkesë në ATK që të hyjnë në marrëveshje për të deklaruar dhe paguar TVSh në bazë të inkasimit.

 

Administrata Tatimore e Kosovës