Njoftim për qytetar – Pezullohet Rimbursimi i qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/07 datë 11.03.2020, si dhe vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së Nr. 09-06-1336, për ndërmarrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se Rimbursimi nga grumbullimi i kuponëve fiskal do të pezullohet për një kohë të pacaktuar.

Për ri-aktivizimin e kampanjës “Rimbursimi i qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal”, do të informoheni me kohë.

ATK ju inkurajon që të vazhdoni me marrjen e Kuponëve Fiskal dhe të jeni të vetëdijshëm se duhet të pajiseni me Kuponë Fiskal në momentin e blerjes së mallit apo shërbimit.

Personi i cili nuk merrë Kuponin Fiskal:

  • dëmton veten dhe të tjerët;
  • nuk kontribuon në zhvillimin e vendit;
  • nuk përmbush një nga detyrimet qytetare, si dhe
  • ndihmon evazionin fiskal.

 

“Edhe Ti ke përgjegjësi për vjelje të tatimeve. Kërko kuponin fiskal, është përgjegjësi qytetare!”

 

Administrata Tatimore e Kosovës