Njoftim për qytetarë

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal (dhe ata që kanë aplikuar për TM2 2018) që ti verifikojnë llogarit e tyre bankare, pasi që kemi pranuar informacione nga qytetarët se për TM1 2018, tek disa qytetar nuk janë rimbursuar mjetet në llogaritë e tyre pasi që kanë ndryshuar politikat e brendshme brenda bankës. Me qëllim që rimbursimi i mjeteve të bëhet pa problem, ju lutem sigurohuni që llogaria juaj bankare mund të kreditohet sidomos kur është fjala për rimbursim nga kuponët fiskal.

Administrata Tatimore nuk do të merr asnjë përgjegjësi nëse llogaria juaj bankare është e mbyllur apo jo funksionale për çfarëdo arsye që bankat mund të deklarojnë.

Ne ju garantojmë/informojmë se problemi nuk qëndron te verifikimi i pikove, mirëpo tek llogaria juaj bankare.