Njoftim për subjektet Prodhuese-ILP dhe TI që janë të pajisura me autorizime për lirime në import

Më qellim të zbatimit të nenit 29 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, dhe nenit 48 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, Komisioni për Lirim në importe, Njofton Bizneset Prodhuese dhe ato të cilat importojnë Pajisej të Teknologjisë Informative se është bërë vazhdimi i afatit të vlefshmërisë për vendimet që janë lëshuar gjatë vitit 2019/2020 deri në njoftim tjetër.

Zgjatja e afatit bëhet për shkak të numrit të madhe të kërkesave  të kësaj natyre të subjekteve si dhe situatës së krijuar nga Pandemia Covid-19.

Bizneset të cilat kanë ndonjë ndryshim apo shtim të kodeve tarifore, janë të obliguara të bëjnë Aplikime të reja sipas procedurës së rregullt për ILP dhe TI.

Subjektet të cilat kanë marr vendime gjatë vitit 2019/2020, janë të obliguara që deri më datë   31-01-2021, të dërgojnë Stoqet e vitit 2020 për Qellim të Lirimit të Lëndës së Pare/Gjysemproduktit/Burimet e Energjisë në Importe, dhe Stoqet për subjektet e TI në adresën elektronike info@atk-ks.org.

Dokumentet e stoqeve i gjeni në vijim:

Stoqet për qëllime të Lirimit të Lëndës së Parë/Gjysëmproduktit/Burimet e Energjisë në Importe (ILP)

Stoqet për qëllime të Lirimit të Pajisjeve të Teknologjisë së Informacionit në Import (IT)

 

Komisioni për Lirim në Importe