Njoftim për subjektet prodhuese që janë të pajisura me autorizime për lirime në import

Komisioni për lirime në import, me qëllim të zbatimit të nenit 29 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe nenit 48 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për Zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin në Vlerën e  Shtuar, bazuar në autorizimet e pranuara përmes Vendimeve të Qeverise 13/07 & 14/07 të datës 06.10.2017, ju njofton se të gjitha autorizimet e lëshuara nga ky komision për lirime në import me efekt zbatimi deri me datën 31.12.2019, shtyhen me automatizëm dhe do të jenë valide deri më datën 31.12.2020.

Kjo shtyrje e afatit vlen për të gjitha subjektet prodhuese që tashmë kanë një autorizim për lirime në import dhe qëllimi i shtyrjes së afatit deri me 31.12.2020, bëhet me qellim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së  Kosovës Nr. 01/9, për ndërmarrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19.

Kërkohet nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, që të gjitha procedurat doganore dhe tatimore deri me këtë datë, të aplikohen bazuar në vendimet e lëshuara nga komisioni për lirime për subjektet prodhuese për vitin 2019 përfshirë aneksin 1 dhe aneksin 2.

Kërkohet, nga të gjitha subjektet prodhuese që autorizimet për lirim në import ju skadojnë me datë 31.12.2019, që deri me 30.06.2020 të raportojnë stoqet e tyre te komisioni për lirime në formatin zyrtar përmes adresës elektronike.

 

  Komisioni për lirime në import