Njoftim për tatimpagues – Afati i deklarimit të TVSH-së për Mars 2019

Të nderuar tatimpagues,

Bazuar në Legjislacionin Tatimor, afati për deklarim dhe pagesë të Tatimit në Vlerën e Shtuar për muajin mars 2019  është  nga 1 deri me 20 prill 2019.

Në mbështetje të Nenit 17 të Ligjit nr.03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, në rastet kur data e fundit për deklarim dhe pagesë  e përshkuar ne legjislacion ,  është ditë pushimi apo ditë feste zyrtare në Kosovë, atëherë dita e fundit për deklarim dhe pagesë, do të jetë dita e parë e punës pas pushimit apo festës.

Ne respektim të këtyre dispozitave ligjore, e meqenëse data 20 prill 2019 ka qene ditë pushimi, ndërsa data 22 Prill  2019 (e hënë) festë zyrtare,  data 23 prill 2019 do të jetë  data e fundit për deklarim dhe pagesë të TVSH për periudhën mars 2019. 

ATK, ju inkurajon që të deklaroni dhe paguani tatimin brenda afatit ligjor, në mënyrë që të mos bëheni subjekt i ndëshkimeve të përcaktuara me Ligj.

 

Administrata Tatimore e Kosovës