Njoftim për tatimpagues – Aktivitete intensive në veprimtari specifike

Publikuar më July 4, 2014 09:35

Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre.

Bazuar në Planin Strategjik 2010-2015 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2014, ATK ka hartuar një Plan Veprimi – zhvillim të aktiviteteve te bizneset me veprimtari të caktuara specifike në periudhën tremujore Korrik – Shtator 2014, ku do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të veprimtarive të cilat nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas Legjislacionit Tatimor.

Në fokus të veçantë, do të identifikohen veprimtaritë, si në vijim:

 Grupi i synuar
 Objektivat
  • Hotelet dhe Restorantet
  • Kafeteritë dhe Lokalet e natës (disko)
  • Agjencionet Turistike
  • Kompanitë Transportuese të udhëtarëve
  • Pishinat verore
  • Palestrat sportive /Fitneset
  • Grupet muzikore /Këngëtarët
  • Sallonet e Ondulimit
  • Mullinjtë /përpunuesit e grurit
  • Ndërtimi i ulët dhe i lartë
  • Autoserviset
  • Ordinancat mjekësore
  • Institucionet Arsimore private
  • Avokaturat
  • Etj.
  • Verifikimi i bizneseve që nuk janë pajisur me Arkë Fiskale apo Printer Fiskal
  • Verifikimi i lëshimit të kuponëve fiskal / faturave tatimore
  • Verifikimi i Pasqyrave financiare – Fitimit Bruto / Neto
  • Verifikimi i deklarimeve / qarkullimit real
  • Verifikimi i shpenzimeve reale kundrejt qarkullimit – Fitimit Bruto / Neto të deklaruar
  • Verifikimi i pagesave në Tatimet Direkte
  • Verifikimi i pagesave të TVSh-së
  • Verifikimi i numrit të punëtorëve – Pagesave të Tatimit në Paga dhe Kontribute Pensionale
  • Verifikimi i humbjes së vazhdueshme
  • Verifikimi i kreditimit të vazhdueshëm
  • Verifikimi i pagesave kundrejt fitimit
  • Verifikimi i investimeve
  • Regjistrimi i stokut
  • Identifikimi i mallrave pa origjinë dhe dokumenteve fiktive
  • Etj.

ATK, ju inkurajon që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

Faleminderit që paguani tatimin dhe kontribuoni në zhvillimin e vendit tonë!