Njoftim për tatimpagues – Aktivitete intensive në veprimtarinë e ndërtimtarisë

Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Identifikues të Biznesit / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre.

Bazuar në Planin Strategjik 2015-2020 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2019, ATK ka hartuar Planin e  Veprimit për realizimin e aktiviteteve te bizneset me veprimtari ndërtimore, ku do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilat nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor.

Në fokus të veçantë, do të identifikohet veprimtaria ndërtimore, si në vijim:

Grupi i synuar Objektivat
 

  • Ndërtimi i ulët dhe i lartë

Bizneset, grupet punuese dhe personat fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë, si:

Muratorët, Armaturë punuesit, Betonime, Gërmimet e dheut, Punuesit e kulmeve, Prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve, Elektricistët, Instaluesit e ujit dhe ngrohjes qendrore, Montuesit e parketit/laminatit, Montuesit e qeramikës, Suvatuesit – fasada, Prodhimi dhe montimi i olluqeve, rrethojave të ballkonëve, shkallëve dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj.

 

  • Verifikimi i regjistrimit të aktivitetit
  • Verifikimi i lëshimit të kuponëve fiskal / faturave tatimore
  • Verifikimi i Pasqyrave financiare – Fitimit Bruto / Neto
  • Verifikimi i deklarimeve / qarkullimit real
  • Verifikimi i shpenzimeve reale kundrejt qarkullimit – Fitimit Bruto / Neto të deklaruar
  • Verifikimi i pagesave në Tatimet Direkte
  • Verifikimi i pagesave të TVSh-së
  • Verifikimi i numrit të punëtorëve – Pagesave të Tatimit në Paga dhe Kontribute Pensionale
  • Verifikimi i humbjes së vazhdueshme
  • Verifikimi i kreditimit të vazhdueshëm
  • Verifikimi i pagesave kundrejt fitimit
  • Verifikimi i investimeve
  • Regjistrimi i stokut
  • Identifikimi i mallrave pa origjinë dhe dokumenteve fiktive
  • Etj.

ATK, ju inkurajon që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

 

Faleminderit që paguani tatimin dhe kontribuoni në zhvillimin e vendit tonë!                                                                                                                                                     Administrata Tatimore e Kosovës