Njoftim për tatimpagues – Anulimi i Çertifikatave të TVSh-së

Publikuar më July 2, 2013 09:16

Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se në bazë të Nenit 23 të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, si dhe Nenit 15 të Udhëzimit Administrativ Nr. 15/2010, vazhdimisht bën publikimin e listës së bizneseve të të cilave i’u është anuluar Çertifikata e TVSh-së, pasi që të ketë konstatuar se janë bërë shkelje të legjislacionit tatimor.

Çdo tatimpagues duhet të bëjë verifikimin e kësaj liste, pasi që transaksionet e kryera me bizneset e publikuara,  nuk do t’u njihen për qëllime të shpenzimit në një deklaratë tatimore të të ardhurave apo të drejtës për të zbritur TVSh-në.

Listën e bizneseve që u është anuluar çertifikata e TVSh-së, mund ta gjeni në ueb faqen e Administratës Tatimore të Kosovës, në linkun http://www.atk-ks.org/non-active-taxpayers/.