NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – Aplikimi i formave të reja të Certifikatës së Rezidencës Tatimore në Republikën e Kosovës

Publikuar më December 26, 2017 21:49

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga muaji janar i vitit 2018, do të filloj aplikimi i formave të reja të Certifikatës së Rezidencës Tatimore në Republikën e Kosovës.

Certifikatat që do të aplikohen/lëshohen nga ATK janë:

  • Certifikatë e Rezidencës Tatimore për personin fizik afarist/juridik, për përcaktimin e Rezidencës Tatimore në Republikën e Kosovës;
  • Certifikatë e Rezidencës Tatimore për personin fizik afarist/juridik, për çështje të zbatimit të Marrëveshjes për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë;
  • Certifikatë e Rezidencës Tatimore për personin fizik jo afarist, për përcaktimin e Rezidencës Tatimore në Republikën e Kosovës;
  • Certifikatë e Rezidencës Tatimore për personin fizik jo afarist, për çështje të zbatimit të Marrëveshjes për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë.

 Certifikata e Rezidencës Tatimore, do të lëshohet nga ATK, në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.

Kërkesat e aplikimit që duhet të plotësohen nga tatimpaguesit, me të cilën mund të kërkohet Certifikata e Rezidencës Tatimore/Certifikata e Rezidencës Tatimore për Marrëveshje të Eliminimit të Tatimit të Dyfishtë,  janë:

  • Kërkesë për Certifikatë tё Rezidencës Tatimore nё Republikёn e Kosovёs, për personin fizik afarist/juridik;
  • Kёrkesë pёr Certifikatё tё Rezidencёs Tatimore nё Republikёn e Kosovёs, për personin fizik jo-afarist.

Kërkesat e aplikimit për Certifikatë të Rezidencës Tatimore, (në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe) mund t’i gjeni në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Marrëveshjet – Marrëveshjet Ndërkombëtare.

 

Administrata Tatimore e Kosovës