Njoftim për tatimpagues – ATK do të konfiskon printerët jo-fiskal

Çdo tatimpagues i cili është i pajisur me Arkë Fiskale, është i obliguar të lëshojë Kupon Fiskal, ndërsa nëse i njëjti lëshon kupon jo-fiskal përmes pajisjes jo fiskale, pajisja e tillë do t’i konfiskohet në harmoni me Neni 76 të Ligjin Nr.03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat dhe i njëjti në bazë të nenit 78 dhe 80 të Kodit të Procedurës Penale Nr. 04/L-123, do të bëhet objekt i denoncimit dhe i ndjekjes penale tek organet kompetente.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.