NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, edhe me një shërbim të ri elektronik!

Publikuar më February 2, 2017 15:40

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se është publikuar versioni i ri i Sistemit Elektronik – EDI, i cili ofron edhe shërbimin – deklarimi i Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes.

Shërbimi i ri elektronik për deklarimin e Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit, të cilët janë të obliguar të kryejnë këtë detyrim tatimor.

Obligues për të deklaruar Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes, janë të gjithë tatimpaguesit të cilët janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Libri i Blerjes dhe Libri i Shitjes, duhet të plotësohen dhe të deklarohen në baza mujore nga data 01 deri me 20 të muajit vijues, pra librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata e TVSH-së.

Sa i përket plotësimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, referojuni udhëzuesve përkatës të publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org te linku Shërbime Elektronike – Libri i Blerjes dhe i Shitjes .

Për mënyrën e deklarimit të Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes nëpërmjet Sistemit Elektronik EDI, referojuni prezantimit të publikuar në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Multimedia – Manuale&Prezantime .

 

Administrata Tatimore e Kosovës