NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, edhe me një shërbim të ri elektronik!

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 qershor 2018 është publikuar versioni i ri i Sistemit Elektronik – EDI, i cili ofron edhe shërbimin – Menaxhimi i Rimbursimeve.

Shërbimi i ri elektronik për Menaxhimin e Rimbursimeve është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit, të cilët bëjnë kërkesë për Rimbursim, si: për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin në të Ardhura Personale dhe Tatimin në të Ardhura të Korporatave.

Përmes këtij shërbimi, tatimpaguesi mund të informohet se deri ku ka arritur të shqyrtohet nga ATK, kërkesa e tij për Rimbursim e dërguar më parë. Më konkretisht përmes shërbimit “Menaxhimi i Rimbursimeve”, tatimpaguesi mund të informohet për:

  • Datë e kërkesës për Rimbursim;
  • Vlerën e kërkuar;
  • Llojin e tatimit;
  • Statusin e shqyrtimit të kërkesës (Në pritje / Përfunduar / Refuzuar);
  • Kategorizimin e tatimpaguesit sipas Rregullores së brendshme të ATK-së, A, B apo C;
  • Datën e përfundimit, dhe
  • Vlerën e aprovuar.

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës