Njoftim për tatimpagues – ATK edhe me një shërbim të ri elektronik!

Publikuar më April 26, 2016 07:58

Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Tani ofron edhe një shërbim të ri elektronik “on-line”, ku përmes ueb-faqes së ATK-së, me rastin e deklarimit dhe pagesës së Tatimit në Paga dhe Kontributeve Pensionale, sistemi EDI, mundëson:

  1. Deklarimin dhe pagesën e Tatimit në Paga dhe Kontribute Pensionale
  2. Deklarimin dhe pagesën, vetëm të Tatimit në Paga
  3. Deklarimin dhe pagesën, vetëm të Kontributit Pensional
  4. Deklarimin me zero
  5. Deklarimin me pagë zero

Më konkretisht, Sistemi EDI, sa i përket deklarimit dhe pagesës së Tatimit në Paga dhe Kontributeve Pensionale, ka ndryshuar, si në vijim:

  • Listës së pagave i është shtuar edhe një kolonë e re (k), përmes së cilës tatimpaguesi zgjedh “PO” nëse duhet të përllogaritet edhe Tatimi në Paga, ndërsa zgjedh “JO” nëse sipas Legjislacionit Tatimor, të ardhurat nga pagat, janë të liruara nga Tatimi në Paga.

tblshr

  • Deklarimin me zero, në rastin kur tatimpaguesi nuk ka fare të punësuar në periudhën tatimore dhe nuk ka nevojë të ngarkoj listë të pagave, pra klikon mbi katrorin para tekstit “Deklaro me zero”.Deklaro_me_zero
  • Deklarimin me pagë zero, në rastet kur tatimpaguesi ka të punësuar në periudhën tatimore, por nuk janë paguar pagat, pra tatimpaguesi ngarkon listën por pagat janë zero, si dhe klikon mbi katrorin para tekstit “Deklaro pagat me zero”

dekl_pagat_zero

 

ATK mban premtimin për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tatimpaguesve!

Administrata Tatimore e Kosovës