Njoftim për tatimpagues – ATK, ju rikujton aplikimin e ngarkesës së kundërt të TVSH-së në furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit

Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se në muajin dhjetor/2016 ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 05/2016 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit.

Shërbimet ndërtimore të ofruara nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm, trajtohen sipas Vendimit Shpjegues Publik Nr. 05/2016.

Vendimin Shpjegues Publik Nr.05/2016 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org  në linkun Publikime.

 

ATK, në bashkëpunim me FMN, në implementim të Projektit “Përmbushja në Sektorin e Ndërtimtarisë”!

 

Administrata Tatimore e Kosovës