Njoftim për tatimpagues – ATK, nuk miraton organizmin e lojërave shpërblyese

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit, të cilët organizojnë lojëra shpërblyese se më 10 maj 2019 ka hyrë në fuqi Ligji nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, i cili ka shfuqizuar Ligjin nr. 04/L-080 për Lojërat e Fatit.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit nr. 06/L-155 për Ndalimin e Lojërave të Fatit, gjegjësisht nga data 10 maj 2019, nga ATK, nuk miratohen organizimet e lojërave shpërblyese.

Që nga data 10 maj 2019 e deri në një vendimin tjetër të institucioneve të Kosovës, mbetet përgjegjësi e bizneseve organizimi i lojërave shpërblyese.

Me respekt,

Administrata Tatimore e Kosovës