NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, nxjerr Udhëzuesin për procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor

Publikuar më May 23, 2017 13:03

Administrata Tatimore e Kosovës, ka nxjerr udhëzuesin lidhur me procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor.

Qëllimi i këtij Udhëzuesi është informimi i personave/tatimpaguesve për procedurat që duhet ndjekur për t’u pajisur me Vërtetim Tatimor, si dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë rajonale, për të lëshuar Vërtetimin Tatimor.

Pajisja me Vërtetim Tatimor mund të bëhet në mënyrë manuale apo në mënyrë elektronike.

Personi fizik jo-afarist mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes ueb faqes së ATK-së apo përmes linkut https://evertetimi.atk-ks.org/ apo në cilëndo zyre rajonale më të afërt të SHET.Ndërsa, tatimpaguesi (biznesi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes Sistemit Elektronik EDI apo në zyrën përkatëse rajonale të SHET.

Ky Udhëzues hyn në fuqi me datën e nënshkrimit nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së dhe i njëjti shfuqizon të gjithë Udhëzuesit e mëparshëm që kanë rregulluar këtë çështje.

Udhëzuesin për procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Dokumente.