Njoftim për tatimpagues – ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik 01/2015 Metodat indirekte të kontrollit

Zgjedhja e metodës indirekte që duhet të përdoret kur bëhen  përpjekje për të përcaktuar të ardhurat e sakta të tatimpaguesit do të varet nga natyra e biznesit, faktorët e veçantë dhe rrethanat e rastit.

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese sipas Legjislacionit Tatimor.

Vendimin Shpjegues Publik, për trajtimin tatimor të Metodave Indirekte të Kontrollit (MIK), mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegimet Publike.

 

Administrata Tatimore e Kosovës