Njoftim për tatimpagues – ATK, Nxjerr Vendimin Shpjegues Publik “ Aplikimi i Ngarkesës së Kundërt për Shërbimet e Blera Jashtë Kosovës”

Publikuar më August 29, 2017 15:01

Administrata Tatimore e Kosovës-Drejtori i Përgjithshëm,   në pajtim me nenin 9 të Ligjit 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat,  ka nxjerr Vendim Shpjegues Publik Nr. 03/2017 ” Aplikimi i Ngarkesës së Kundërt për Shërbimet e Blera Jashtë Kosovës”.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-es, për blerjen e shërbimeve jashtë vendit, kur kërkohet aplikimi i ngarkesës se kundërt (Reverse Charge) për TVSH.

Me theks të veçantë  qëllimi i trajtimit duke pas parasysh edhe vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë  lidhur me çështjet e natyrës së ngjashme.

 Vendimin Publik Shpjegues nr. 03/2017, mund ta gjeni në web faqen e ATK-es www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegimet Publike