NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik LINDJA E DETYRIMEVE TATIMORE PËR TVSH MBI MALLRAT E VENDOSURA NË ARANZHIMET E DOGANËS, SI: DEPOT DOGANORE

Publikuar më May 28, 2014 10:05

ShpjegimiPublik03-2014Administrata Tatimore e Kosovës, ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 03/2014 Lindja e detyrimeve tatimore për TVSh mbi mallrat e vendosura në aranzhimet e Doganës, si: Depot Doganore.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj detyrimet tatimore, respektivisht mënyrën e deklarimit dhe pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) për mallrat e vendosura në aranzhimet e Doganës, si: Depot Doganore.

Ky Vendim hyri në fuqi me datën: 26.05.2014.

Vendimin Shpjegues Publik, për lindjen e detyrimeve tatimore për TVSh mbi mallrat e vendosura në aranzhimet e Doganës, si: Depot Doganore, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegimet Publike.

Administrata Tatimore e Kosovës