NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2016 Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt

Publikuar më February 25, 2016 08:01

Shpjegimi_publik012016Administrata Tatimore e Kosovës, ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2016 –  Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit.

Shërbimet ndërtimore të ofruara nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm, të kontraktuara nga data e hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 (01 Shtator 2015), me të cilin aplikohet skema e ngarkesës së kundërt, trajtohen sipas këtij Shpjegimi Publik.

Vendimin Shpjegues Publik Nr.01/2016 – Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime.

 

 Administrata Tatimore e Kosovës